412
Shqip
2
Vendosni fijet e furçës mbi dhëmbë në një kënd të
vogël (45 gradë). Shtyjini fort në mënyrë që fijet të
arrijnë vijën e mishrave të dhëmbëve ose pak nën
vijën e mishrave të dhëmbëve.
Shënim: Mbajeni qendrën e furçës gjithmonë në
kontakt me dhëmbët.
3
Për të ndezur Philips Sonicare shtypni butonin e
ndezjes/fikjes.
4
Prekni lehtë dhëmbët dhe vijën e mishrave të
dhëmbëve me fijet e furçës. Lajini dhëmbët me lëvizje
të vogla prapa dhe para në mënyrë që fijet e furçës të
futen midis dhëmbëve. Vazhdoni me këtë lëvizje gjatë
gjithë ciklit të larjes së dhëmbëve.
Shënim: Fijet e furçës duhet të hapen pak nga jashtë.
Nuk rekomandohet t'i fërkoni fort siç do të bënit me
një furçë dhëmbësh manuale.
Shënim: Nëse ushtroni shumë presion, do të
sinjalizoheni nga një ndryshim në dridhjet e dorezës
dhe një dritë sinjalizimi për larjen që pulson me ngjyrë
vjollcë.
5
Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve
të përparmë, anojeni dorezën e furçës në drejtim
gjysmë për lart dhe kryeni disa lëvizje vertikale njëra
mbi tjetrën në çdo dhëmb.
6
Pasi të keni përfunduar ciklin e pastrimit me furçë,
mund të vazhdoni edhe për pak kohë duke larë
sipërfaqet e bluarjes së ushqimit te dhëmbët dhe në
zonat ku shfaqen njolla. Gjithashtu, mund të lani edhe
gjuhën, duke e mbajtur furçën e dhëmbëve të ndezur
ose të fikur, sipas dëshirës.
Shënim: Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është e
sigurt për t'u përdorur në aparate ortodontike (kokat e
furçës konsumohen më shpejt kur përdoren në aparate
ortodontike) dhe në restaurime dentare (mbushje,