416
Shqip
Sinjalizimi i sensorit të presionit
Furça juaj e dhëmbëve "Sonicare" mat presionin që
ushtroni kur lani dhëmbët për t'i mbrojtur mishrat dhe
dhëmbët nga dëmtimi.
Nëse ushtroni presion të tepërt, doreza e ndryshon
dridhjen dhe drita e sinjalizimit për larjen pulson në
ngjyrë vjollcë në pjesën e poshtme të dorezës derisa të
ulni presionin.
Shënim: Sensori i presionit vjen i aktivizuar me produktin.
Për të çaktivizuar këtë funksion (shih «Aktivizimi ose
çaktivizimi i funksioneve»).
BrushPacer
"BrushPacer" është një kohëmatës me intervale që ju
ndihmon në larjen e njëtrajtshme të dhëmbëve në të
gjithë gojën duke e ndarë atë në 6 seksione. (shih
«Udhëzime për larjen e dhëmbëve»)
SmarTimer
"SmarTimer" tregon se cikli i larjes së dhëmbëve ka
përfunduar duke e fikur automatikisht furçën në fund të
ciklit të larjes.
Dentistët profesionistë rekomandojnë që dhëmbët të
lahen për jo më pak se 2 minuta, dy herë në ditë.
Shënim: Nëse e shtypni butonin e ndezjes/fikjes pasi keni
filluar ciklin e larjes, furça e dhëmbëve ndalon. Pas një
ndalese prej 30 sekondash, "SmarTimer" rivendoset.
Çiftimi i modalitetit të kokës së furçës
Kokat e furçës me teknologjinë "BrushSync" janë të
pajisura me një mikroçip, i cili komunikon me dorezën
dhe e çifton atë automatikisht me modalitetin dhe
intensitetin e rekomanduar.
Shumica e kokave të furçës me teknologjinë "BrushSync"
do të çiftohen automatikisht me modalitetin "Clean".
Kokat e furçës me përfitime specifike çiftohen me
modalitetin përkatës (kur disponohet); disa shembuj
janë:
- G3 Premium Gum Care: Modaliteti "Gum Health"
- W3 Premium White: Modaliteti "White+"
- TongueCare+: Modaliteti "Tongue Care"