411
Shqip
Hapat e parë
1
Drejtvijoni kokën e furçës që fijet e furçës të jenë në
një drejtim me pjesën e përparme të dorezës.
2
Shtyjeni kokën e furçës fort mbi boshtin metalik derisa
të mos shtyhet më tutje.
Shënim: Është diçka normale të shikoni një hapësirë të
vogël ndërmjet kohës së furçës dhe dorezës.
Përdorimi i furçës "Philips Sonicare"
Nëse është hera e parë që përdorni furçën tuaj të
dhëmbëve "Sonicare", është normale të ndjeni më shumë
dridhje sesa kur përdorni një furçë joelektrike. Zakonisht,
përdoruesit për herë të parë ushtrojnë shumë presion.
Ushtroni vetëm presion të lehtë dhe lëreni furçën t'jua
lajë dhëmbët. Për përvojën më të mirë, ndiqni udhëzimet
e mëposhtme për larjen e dhëmbëve.
Për t'ju ndihmuar të kaloni te furça e re elektrike e
dhëmbëve "Sonicare", përdorni një cilësim më të ulët
intensiteti gjatë 1-2 javëve të para dhe më pas kaloni në
një cilësim më të lartë.
Udhëzime për larjen e dhëmbëve
1
Njomni fijet e furçës dhe vendosni një sasi të vogël
paste dhëmbësh.