420
Shqip
Shënim: Mund të duhen deri në 24 orë që bateria të
karikohet plotësisht përpara përdorimit të parë, por ju
mund ta përdorni furçën e dhëmbëve "Philips Sonicare"
përpara se ajo të jetë karikuar plotësisht.
Karikimi
Karikimi në bazamentin e karikimit
1
Vendoseni kordonin e bazës së karikimit në një prizë
elektrike.
2
Vendosni mbajtësen e karikimit ose në gotën e
karikimit në bazën e karikimit.
3
Vendosni dorezën në mbajtësen e karikimit ose në
gotën e karikimit.
- Treguesi i baterisë dhe unaza e dritës ndriçojnë në
ngjyrë të bardhë dhe doreza lëshon dy tinguj. Kjo
tregon se furça e dhëmbëve ka filluar të karikohet.
4
Karikuesi do ta karikojë furçën e dhëmbëve derisa të
karikohet plotësisht.
- Doreza është në karikim kur treguesi i baterisë pulson
në ngjyrë të bardhë. Kur doreza të jetë karikuar
plotësisht, treguesi i baterisë ndizet në ngjyrë të
bardhë për 30 sekonda dhe më pas fiket.
Karikimi me kutinë për udhëtim
Shënim: Aksesorët e përfshirë mund të ndryshojnë në
bazë të modelit të blerë.
1
Merrni kabllon USB nga pjesa e poshtme e kutisë së
karikimit për udhëtim.
2
Lidhni kutinë e karikimit për udhëtim nëpërmjet
kabllos USB me fuqinë hyrëse 5 V DC nga:
- Ushqyesi USB i ofruar
- një lidhës USB standarde kompjuteri personal në
listën "UL" ose e certifikuar sipas ANSI/UL 60950-1
- një furnizim me energji me portë dalëse USB në
listën "UL" ose i certifikuar sipas ANSI/UL 60950-1
ose
- një furnizim me energji i kategorisë 2 1310 në
listën "UL" ose i certifikuar.